Rreth CDRW

Rreth CDRW

“Qendra për Zhvillimin e Grave Rurale”(CDRW) është themeluar në Prill, 2005  me vendimin nr. 235, të Gjykatës së Rrethit Tirane, me seli në komunën e Kasharit  dhe  NIPT- K51718010U.  Ofron asistencë Juridike, Shëndetësore, Ekonomike  dhe Sociale për grupet e synuara si: gratë, vajzat, të rinjtë, dhe njerëzit  në nevojë  që banojnë në fshat.

Për aritjen e Qëllimit dhe të objektivave ajo bashkëpunon me Strukturat e pushtetit lokal, Qendrat shëndetësore, Shkollat e mesme dhe 9/vjeçare,  të zgjedhurit lokal, firmat private  etj.

 

Kemi qenë aktivë në hartimin e strategjive kombëtare dhe ndryshimeve ligjore  si:

  • Strategjive  kombëtare për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje.
  • Strategjisë kombëtare ndërsektoriale  për të  moshuarit.
  • Strategjisë kombëtare të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, etj

 

 Kemi kontribuar në përgatitjen e ndryshimeve ligjore

  1. Ligjit  nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”;
  2. Ligjit nr.9970, datë 24.07.2008, “Për barazinë gjinore në shoqëri”;
  3. Ligjit nr.10 221, date  4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”
  4. Ligji nr.23/2012, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  5. Ligji nr. 144/2013, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

 

Pjesëmarrje në aktivitete Ndërkombëtare.

Kemi  marrë pjesë në Kongresin e 3-të Botëror të Grave  Rurale, zhvilluar në Madrid të Spanjës. (Tetor 2002)

 

Së bashku me përfaqësuese të disa ojf shqiptare kemi shkëmbyer përvojat me OJF-të Moldave, përkatësisht në Shqipëri dhe në Moldavi. (Maj-Nëntor 2005 ) Ky aktivitet është organizuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim.

 

Bashkepunojmë me:

  • Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (ish Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë).
  • Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare.
  • Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim.
  • Qendrën Shqiptare  për Popullsinë dhe Zhvillimin.
  • Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijeve.
  • Rrjetin e organizatave jo qeveritare  Kundër Dhunës, etj.